Të fundit

Finalja e Kupës së Italisë: Formacionet zyrtare të Fiorentinës dhe Interit

Në stadiumin “Olimpico” sonte nga ora 21:00 do të ballafaqohen Fiorentina dhe Interi, në kuadër të finales së Kupës së Italisë.

“Nerazzurët” janë kampioni në fuqi i kësaj gare dhe tashmë e kanë ngritur trofeun tetë herë. Fiorentina në anën tjetër e ka fituar Kupën e Italisë gjashtë herë dhe ka humbur finalen e fundit që ka luajtur në vitin 2014 kundër Napolit.

Këto dy skuadra kanë arritur gjithashtu në finalet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Konferencës këtë sezon, prandaj mediat italiane i referohen ndeshjes së sotme si “Finalja e Finalistëve”.

Inter dhe Fiorentina fituan nga një ndeshje në Serie A këtë sezon përballë njëra-tjetrës. “Nerazzurët” fituan 4:3 në Firence në tetor, ndërsa Fiorentina siguroi një fitore 1:0 në “San Siro” në muajin prill.

Vetëm Salvatore Sirigu nuk është në dispozicion për Fiorentinën, ndërsa Interi është pa të lënduarit Henrikh Mkhitaryan dhe Milan Skriniar.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Fiorentina (4-3-3): Terracciano; Biraghi, Quarta, Milenkovic, Dodo; Castrovilli, Amrabat, Bonaventura; Gonzalez, Cabral, Ikone

Inter (3-5-2): Handanovic; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Dzeko, Lautaro

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci