Të fundit

Brightoni siguron Ligën e Evropës, barazon me Cityn

Çfarë arritje fantastike nga Roberto De Zerbi, i cili në sezonin e tij të parë me Brightonin e kualifikon skuadrën për edicionin 2023/24 të Ligës së Evropës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Amex”, Brightoni ka barazuar 1:1 me skuadrën e Manchester Cityt, raporton KosovaPress.

Golin për vendasit e shënoi Julio Enciso (minuta e 38’), kurse te City golashënues ishte Phil Foden në minutën e 25’.

Me këtë barazim, City ngjitet në kuotën e 89 pikëve në vendin e parë, krahas Brightonit që ka 62 pikë në vendin e gjashtë.

Po ashtu, kjo pikë ndaj Cityt i ka mjaftuar Brightonit që ta siguroj plasmanin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Evropës, për herë të parë në histori të klubit.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci