Të fundit

Lautaro synon edhe trofeun e Championsit: Dua edhe një kupë

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka deklaruar se e dëshiron edhe një trofe tjetër këtë sezon, pasi u kurorëzuan dje me titullin e Kupës së Italisë.

Sulmuesi argjentinas ishte më meritore në fitoren e Interit, duke shënuar të dy golat për “Neazzurët”. Inter shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Fiorentinës.

“Sinqerisht, jam i prekur, sepse prej disa vitesh ne i sjellim trofe këtij klubi të madh dhe duhet të vazhdojmë kështu. Jam shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht Lautaro pas ndeshjes.

“Doja të ngrija një kupë tjetër, kjo është ajo që ka të bëjë sporti, fitorja. Ne filluam keq në 15 minutat e para, por më pas gjetëm qasjen e duhur dhe arritëm ta kthenim atë. Jam shumë i lumtur që e kthej këtë trofe në Milano, ose më mirë ta mbajmë atë, duke parë se aty ishte vitin e kaluar”.

Zikaltërit fituan Kupën e Italisë sezonin e kaluar, duke mundur Juventusin në kohën shtesë.

“Dua të vazhdoj të jap kontributin tim për Interin, sepse kjo është ajo që ka rëndësi. Dua edhe një kupë tjetër këtë sezon”, ka përfunduan Martinez.

Interi ndodhet në finale të Ligës së Kampionëve, ku përball do të ketë kampionin e Anglisë, Manchester City.

Lautaro këtë vit ka fituar edhe trofeun e Kupës së Botës me Argjentinën.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci