Të fundit

Napoli synon ish-trajnerin e Barcelonës

Presidenti i Napolit, De Laurentiis duket se ka vendosur përfundimisht për largimin e Luciano Spallettit nga kreu i shtabit teknik.

Ani pse Spalletti arriti ta shpallte kampion të Italisë skuadrën e Napolit pas 33 viteve, tekniku italian dhe presidenti i klubit nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Napoli ka shumë gjasë që të transferojë ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique.

Presidenti i Napolit, De Laurentiis dëshiron që ish-trajneri i Spanjës e Barcelonës të marrë drejtimin e skuadrës, duke i ofruar një kontratë prej 5 milionë eurove në vit.

Enrique ndodhet pa klub pas largimit nga Kombëtarja e Spanjës gjatë muajit dhjetor kur edhe u eliminuan nga Kupa e Botës.

Tekniku spanjoll gjatë kohës sa kishte marrë drejtimin e Barcelonës me të cilët ka zhvilluar 181 ndeshje. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube, Superkupën Evropiane dhe ka arritur të shpallet dy herë kampion në Spanjë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci