Të fundit

Sulmohen gjyqtarët e ndeshjes Tirana – Bylysi

Një numër i madh i shikuesve kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar gjyqtarët e ndeshjes, Tirana – Bylysi.

“Panorama Sport” ka njoftuar se pas përfundimit të ndeshjes që u mbyll baras 2:2 të enjten, të parët që rrethuan gjyqtarin Meta, ishin lojtarët e Tiranës, ndërsa më pas edhe shikuesit e revoltuar u futën në fushë.

Disa edhe arritën të godisnin gjyqtarët. E gjithë revolta e lojtarëve dhe shikuesve ishte shkaku i dhënies së një penalltie në minutën e 74-t.

Bylysi shënoi penalltia për rezultatin 2:2, që ishte edhe i fundit të takimit. “Policia dhe forcat e sigurisë, ia dolën pas disa çastesh kaosi të shoqëronin në dhomat e zhveshjeve gjyqtarët e sfidës”, shkruan “Panorama Sport”.

Me këtë barazim, Tirana ka humbur vendin e parë. Nga 35 ndeshje, Partizani është në vendi ne parë me 64 pikë, sa ka edhe Tirana në vendin e dytë.

Ka mbetur edhe një xhiro deri në fund.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci