Të fundit

U sulmuan nga tifozët, ja çfarë u ka ndodhur gjyqtarëve të ndeshjes Tirana-Bylis

Gjyqtarët e ndeshjes mes Tiranës dhe Bylisit janë sulmuar mbrëmë pasi Tirana u ndal me barazim duke humbur kështu seriozisht shpresat për titullin e kampionit.

Një penallti e dyshimtë ka shkaktuar tensione të tifozët e skuadrës nga kryeqytetit, të cilët kanë zgjedhur të sulmojnë rëndë gjyqtarët e takimit.

Gjyqtarët: Kridens Meta, Denis Rexha, Xhulio Mani dhe Olti Çela kanë pësuar dëmtime të shumta.

Sipas “Panorama Sport”, katërshja e gjyqtarëve është goditur deri në hyrjen e zhveshtoreve, teksa është dashur përcjellja e policisë për ti larguar nga perimetri i stadiumit.

Denis Rexhën e kanë goditur në kokë dhe veshin e djathtë, Kridens Metën në nofull. Xhulio Mani është goditur me shkelma, ndërsa arbitri i katërt, Olti Çela, me grusht në fytyrë.

Tirana u ndal me barazim mbrëmë nga Bylysi duke përfunduar në pozitën e dytë në tabelë. Edhe pse me pikë të barabarta, për shkak të golëverazhit, Partizani ndodhet në pozitën e parë në tabelë.

Xhiron e ardhshme, Tirana do të takohet me Erzenin, kurse Partizani e pret Teutën.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci