Të fundit

“Ashtu si me Lajçakun” – Kurti me shaka derisa po fotografohej me basketbollistët e Pejës

Kampionët e Kosovës në basketboll janë pritur dje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në zyrat e kryeministrisë, Kurti ka pritur basketbollistët e Pejës, teksa është parë në humor të mirë.

Derisa po fotografohej me basketbollistët, Kurti me shaka është përgjigjur duke kërkuar edhe një fotot tjetër me Alban Veslein.

“Edhe një kështu, se ashtu si me Lajçakun”, tha Kurti duke qeshur, derisa po fotografohej Veselin.

Përpos fotografive, Kurti ka ndarë disa momente në profilin e tij në Instagram nga takimi me kampionët e Kosovës në basketboll.

“Kisha kënaqësinë që sot gjatë ditës të pres në zyrën time kampionët e këtij edicioni të super-ligës së basketbollit në Kosovë, Klubin e Basketbollit Peja.

Edicioni i sivjetmë i super-ligës ka rikthyer basketbollin në vëmendjen e secilit prej nesh. Rritja e shikueshmërisë dhe mbështetjes për sportin lokal, sinjalizon drejtimin e duhur të zhvillimit të sportit në nivel shtetëror”, thuhej mes të tjerash në postimin e kryeministrit Kurti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Peja arriti të shpallej kampione e Kosovës pas një dekade. Në finale, Peja mposhti skuadrën e Trepçës, seri kjo që u përcaktua në ndeshjen e pestë, vetëm pas vazhdimeve.

Ky ishte titulli i shtatë për Pejën në histori të klubit.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci