Të fundit

Kurti para 4 viteve: Mimoza Kusari nuk e ka luftuar siç duhet krimin e korrupsionin

Mimoza Kusari-Lila në zgjedhjet lokale të sivjetshme është kandidate për kryetare të komunës së Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje, por para katër viteve ajo ishte cak i sulmeve dhe akuzave nga kjo parti.

Ishin zgjedhjet lokale të vitit 2017, kur vetë lideri i kësaj partie, në një tubim elektoral në Gjakovë, kishte kritika të ashpra ndaj Kusari-Lilës, e cila në ato zgjedhje synonte mandatin e dytë në këtë komunë me partinë që e kishte formuar bashkë me Ilir Dedën, Alternativa.

Kurti që asokohe bënte thirrje që për kryetar të Gjakovës të votohej ish-deputeti Driton Çaushi, në këtë tubim kishte deklaruar se Kusari-Lila nuk e kishte luftuar sa duhet e siç duhet krimin e korrupsionin në komunën që e drejtoi për katër vite.

Njëkohësisht ai kishte thènë se teksa Çaushi kishte mbështetjen e një partie të madhe si VV, Kusari-Lila ishte e vetme dhe nuk kishte subjekt politik që e mbështeste.

“Kryetarja aktuale në Gjakovë (Mimoza Kusari-Lila), as nuk eka luftuar sa duhet, as siç duhet, krimin dhe korrupsionin që i ka gjetur në Gjakovë. Kryetarja aktuale nuk ka subjekt politik që e mbështet përveçse veten e vet. Dritoni e ka Lëvizjen Vetëvendosje, partinë më të madhe në vend e në Kuvend”, ishin fjalët e Kurtit gjatë këtij eventi elektoral.

Në ato zgjedhje lokale në Gjakovë, Vetëvendosja që po garonte për të dytën herë në garën për komuna, nuk kishte arritur të futet në balotazh, duke u renditur si partia e tretë. Ishte Kusari-Lila ajo që u bë pjesë e garës së balotazhit, ku ishte mposhtur nga kandidati i AAK-së, Ardian Gjini.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci