Të fundit

Xhaka sqaron largimin nga Arsenali: Nuk e ka fajin bashkëshortja

Arsenali arriti të fitonte me rezultatin 5-0 në ndeshjen e fundit aty ku shkëlqeu Granit Xhaka me dy golat e tij. Por, për mesfushorin shqiptar ka qenë ndeshja e fundit duke qenë se do të largohet me përfundimin e sezonit.

Me shumë gjasa, Xhaka do të luajë në Bundesligë sezonin e ardhshëm dhe kjo tashmë është bërë e ditur. Pak ditë më parë, mediat në Gjermani raportonin se ishte bashkëshortja e Xhakës, Leonita Lekaj ajo që kishte kërkuar të largoheshin nga Anglia për tu rikthyer në Gjermani.

Megjithatë, vetë Xhaka e ka refuzuar diçka të tillë. I ndalur nga tifozët për të dhënë autografe, Xhaka është pyetur nëse me të vërtetë ka ndikuar fjala e bashkëshortes së tij në këtë vendim.

Megjithatë, përgjigja e tij ka qenë e qartë, duke bërë të ditur se ajo s’ka lidhje me largimin nga Arsenali.

 

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci