Të fundit

Serbët e dhunshëm sulmojnë KFOR-in, ia djegin veturën dhe lëndohen disa ushtarë (VIDEO)

Pjesëtarët e KFOR-it kanë ndërhyrë të hënën ndaj protestuesve serbë, të cilët janë tubuar para ndërtesës së komunës së Zveçanit.

E për këtë intervenim të KFOR-it ndonëse pati paralajmërim, serbët nuk u pajtuan dhe filluan t’i sulmojnë pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë.

Sipas një videoje të siguruar nga Paparaci prej vendit të ngjarjes, shihet se si protestuesit serbë, disa prej tyre edhe të maskuar, hedhin gjësende të ndryshme ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës, mjete të forta dhe shok-bomba. Po ashtu në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.

Nga këto tensione dhe përplasje kanë mbetur të lënduar disa ushtarë të KFOR-it, si dhe zyrtari i Listës Serbe, Dragisa Milovic bashkë me disa serbë.

Protestuesit kanë djegur edhe veturën e KFOR-it, në të cilën më herët kishin shkruar shkronjën Z, që është edhe simbol i rusëve në Ukrainë. Mes tjerash, edhe një veturë e Policisë së Kosovës bashkë me atë të televizionit “Tëvë1” është djegur.

Gjithashtu, ata kanë vazhduar sulmet kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Disa prej tyre, shihen duke hedhur shishe prej xhami kundër Policisë së Kosovës, transmeton Paparaci.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci