Të fundit

Sulmohet fizikisht kryeshefi i Ujësjellësit në Gjakovë

Hasan Krasniqi, kryeshef në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Gjakova, është sulmuar fizikisht nga fqiu i tij të mërkurën në Gjakovë.

Siç raporton Express, sulmi ka ndodhur gjatë kohës sa po kontrollohej njehsori i ujit.

Rasti i sulmit ndaj Krasniqit është i përfshirë edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, në të cilin edhe konfirmohet arrestimi i të dyshuarit.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti në polici është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Rr. Mit’hat Frashëri, Gjakovë 31.05.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia me anë të raportit 24-orësh të saj.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci