Tifozëve të Romës nuk u del inati me gjyqtarin anglez, Anthony Taylor, të cilën e akuzojnë sidomos për një 11-metërsh të padhënë në favor të verdhekuqve.
Arbitri anglez u shoqërua nga shërbimi i sigurisë së aeroportit të Budapestit për shkak të tifozëve të tërbuar.
Që në orët e para të ditës së sotme u shpërndanë në internet pamjet e José Mourinhos të tërbuar me arbitrin Anthony Taylor, i cilësuar si gati “spanjoll” dhe i kontestuar në parkingun e “Puskas Arenës”. Një ditë më vonë, protesta u zhvendos në aeroport.