Të fundit

“Nënën time s’po e gjenim, mu dërgua një foto e trupit të saj”, të afërmit rrëfejnë tmerrin nga aksidenti me tren në Indi

Të paktën 288 njerëz u vranë dhe më shumë se 800 u plagosën në incidentin e së premtes në shtetin Odisha të Indisë ku u përfshinë dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash.

Të afërmit e viktimave kanë rrëfyer momentet e tmerrit kur kanë mësuar për jetët e humbura nga ky aksident tragjik, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Nëna dhe gjyshja ime ishin në tren. Ato po shkonin në qytet për të blerë ilaçe. Unë e gjeta gjyshen time disa orë pas aksidentit. Ajo ishte gjallë. Por nëna ime mungonte. E kërkuam kudo, por nuk e gjetëm. Nuk dija çfarë të bëja, ndaj ua përcolla të gjithë miqve dhe të njohurve një foto të nënës sime. Unë ua dhashë edhe numrin e saj dhe përshkrova ngjyrën e fustanit që kishte veshur kur e pashë për herë të fundit. Këtë mëngjes u dëgjova me një nga miqtë e mi. Më dërguan një foto të një trupi – ishte nëna ime. Ajo kishte veshur të njëjtin fustan. Gjithçka që dua tani është që të jem në gjendje ta marr trupin e saj në shtëpi të sigurt, në mënyrë që ta varrosim. Por ka kaq shumë kaos këtu – nuk ka trena dhe rrugët janë bllokuar të gjitha”, ishte njëri rrëfimi i Suryaveer, nëna e të cilit kishte vdekur në aksident.

Personat e shpallur fajtorë për aksidentin më vdekjeprurës hekurudhor në Indinë lindore do të “dënohen rreptësisht”, ka thënë kryeministri i vendit Narendra Modi.

Ekipet e shpëtimit kanë përfunduar punën, derisa zyrtarët thonë se të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur janë nxjerrë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci