Të fundit

Deri në 15 mijë € për një ditë pune: Komuna shpall fituesin e “Arkitektit të Kryeqytetit”

Administrata e Përparim Ramës pritet ta vendosë shumë shpejt në funksion “Arkitektin të Kryeqytetit”. Për shërbimet e tij, komuna e shpalli të mërkurën fituese një konsorcium privat me bazë në Prishtinë. Kontrata parashihet të shkojë deri në 12 milionë euro.

Deri në 15 mijë euro për një ditë pune në tre vjet radhazi, Komuna e Prishtinës pritet ta paguajë konsorciumin e përbërë nga dy kompanitë private “Ardi CC L.L.C” dhe “Anarch Sh.P.K.” për shërbime rreth “Arkitektit të Kryeqytetit”.

“Arkitekti i Kryeqytetit” është një shërbim i cili do t’i vihet në punë administratës së kryetarit Përparim Rama për realizimin e projekteve arkitekturore në Prishtinë.

Tenderi për ‘Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit’, i cili është hapur vitin e kaluar, është e paraparë të vlejë 12 milionë euro.

Me çmim njësi prej 394,984.55 euro, Komuna e Prishtinës e ka shpallur fituese të kontratës konsorciumin privat të përbërë nga kompanitë “Ardi CC L.L.C” dhe “Anarch Sh.P.K.”.

Bazuar në njoftimin për dhënie të kontratës, të publikuar në platformën e-prokurimi të mërkurën, marrëveshja mes konsorciumit privat dhe Komunës së Prishtinës është paraparë të nënshkruhet të premten.

Oferta e konsorciumit “Ardi CC L.L.C” dhe “Anarch Sh.P.K.” është vlerësuar me më së shumti poena dhe me çmimin njëri prej 394 mijë euro, është shpallur fituese kundrejt dy ofertave të tjera. Në këtë tender kishin ofertuar tri konsorciume. Dy ofertat e tjera janë shpallur të pavlefshme.

Oferta e konsorciumit privat të përbërë nga “Gjeokonsult&CO” dhe “Instant.AL” është konsideruar jo i sukssesshëm për shkak të poentimit më të ulët nga komisioni vlerësues, si dhe me çmim më të lartë.

Ndërkaq, oferta e tretë e kompanive “F&M Ingegneria Spa”, “Kurtia SH.P.K.”, “Atelier 4” dhe “Seed Xonsulting Sh.P.K.” është eliminuar shkaku i mosplotësimit të “kërkesave formale administrative”.

Tenderi 12 milionësh për “Arkitektin e Kryeqytetit” është udhëhequr nga Nexhmi Mekolli, ushtrues detyre i Zyrtarit Përgjegjës të Prokurimit në Komunën e Prishtinës, i denoncuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit disa javë më parë mbi dyshimet për shkeljen procedurave gjatë udhëheqjes së një tenderi tjetër të Kuvendit Komunal.

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, para disa ditësh e dënoi me pesë mijë euro gjobë Komunën e Prishtinës shkaku i veprimeve të dyshuara të Mekollit në prokurimin publik. KRPP-ja, gjithashtu lëshoi një vërejtje kundër tij.

Ndarja e 12 milionë eurove për konsulencë rreth shërbimeve të “Arkitetektit të Kryeqytetit”, është kritikuar zëshëm nga opozita e kryetarit Përparim Rama në Prishtinë.

Lëvizja Vetëvendosje, e kishte quajtur tenderin një nënçmim ndaj çdo punonjësi profesional të fushës së arkitekturës në komunë, të cilët “pagën 600 herë më pak sesa kostoja mujore e tenderit”.

Në anën tjetër, kryetari Rama e ka cilësuar tenderin si “shumë të nevojshëm” për administratën e tij.

Rama, vitin e kaluar tha se kontrata 12 milionëshe është për 36 muaj dhe mund të mos mjaftojë.

Ai tha se në Prishtinë mund të hartohen projekte që shkojnë në vlera miliardëshe. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci