Të fundit

Borrell fton sërish Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel

Kryediplomati evropian, Josep Borell ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vuçiq lidhur me aksionin të cilët i ka ftuar në Bruksel për dialog.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media ka bërë të ditur se Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell gjatë qëndrimit në ShBA ka biseduar me Kurtin dhe Vucicin dhe të njëjtit i ka ftuar që të shkojnë në Bruksel për të dialoguar.

“Borell gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka biseduar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq sa i përket situatës dhe ka përsëritur nevojën që të shkohet në Bruksel për të diskutuar në korrnizën e dialogut, për të avancuar dialogun dhe për të arritur progres në dialog në mënyrë që të evitohen situatat e njëjta që i pamë në veri të Kosovës së fundi dhe mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.

Ai tha poashtu se Borell dhe Blinken janë pajtuar se duhet të ketë deeskalim të situatës në veri.

“Të dy, Josep Borell dhe Anthony Blinken u pajtuan se duhet deeskalim i situatës dhe rifillim i negociatave”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci