Të fundit

Edhe një institucion financiar hap degë në Kosovë, është nga Shqipëria

Institucioni financiar jobankar shqiptar NOA ka hapur degën e parë të saj në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur kompania nga Shqipëria, në një njoftim për media të mërkurën.

“Duke ofruar mundësi të reja për partneritet, kredi dhe shërbime të tjera financiare, duke kontribuar në rritjen e sektorit financiar dhe zhvillimin ekonomik të vendit, ne jemi të përkushtuar të ofrojmë shërbime inovative dhe profesionale”, tha NOA në një postim në rrjetet sociale të hënën.

Ky është hapi i parë i një plani afatgjatë për zgjerim në tregun e shërbimeve financiare të Kosovës, tha përmes telefonit për SeeNews një përfaqësues i NOA.

Në Shqipëri, NOA ka 26 degë.

NOA u krijua në vitin 1998 nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për të ndihmuar sipërmarrësit shqiptarë të zhvillojnë bizneset e tyre.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci