Të fundit

Tragjedia në lumin Lepenc, Abdixhiku shpreh ngushëllime për familjet Pacolli dhe Visoka

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ngushëllon familjet Pacolli dhe Visoka me rastin e aksidentit tragjik në lumin Lepenc.

“Rasti tragjik në lumin Lepenc na tronditi të gjithëve. Në këto çaste të rënda në emrin tim dhe të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, si dhe shërim sa më të shpejtë dhe të plotë Shkëlqimit i cili mbijetoi nga ky aksident i rëndë”.

Abdixhiku ka falënderuar FSK-në dhe Policinë e Kosovës për vullnetarizmin në kërkim-shpëtim.

“Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, të gjitha ekipeve të shpëtimit nga Maqedonia e Veriut si dhe Republikës tonë dhe të gjithë vullnetarëve të cilët nuk u ndalën së punuari deri në gjetjen e trupave”, thuhet në mesazhin ngushëllues.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci