Të fundit

Komandanti i KFOR-it: Situata në veri ende e tensionuar, zgjidhja është dialogu

Komandanti i misionit të KFOR-it, udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, vlerësoi se situata në veri të Kosovës është ende e tensionuar, përkundër, siç shtoi ai, është një atmosferë paqësore në dukje.

Ai thekson se KFOR-i mbetet i përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se NATO ka dërguar trupa shtesë në Kosovë për t’u përballur më mirë me sfidat, transmeton Paparaci.

“Ne jemi këtu për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Të gjithë njerëzit në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare dhe kombëtare, nuk duan që situata të përkeqësohet, por duan të jetojnë në paqe”, tha ai.

Zgjidhjen e problemit, ai e sheh në dialog dhe një ftesë për të dyja palët për t’u ulur dhe për të de-përshkallëzuar situatën.

Ristuccia nënvizoi se nuk ka zgjidhje ushtarake, por vetëm politike dhe shtoi se në skenë është një ofensivë e madhe diplomatike për të qetësuar situatën dhe për ta kthyer në normalitet.

Sipas tij, prania e forcave të NATO-s nuk kushtëzohet nga korniza kohore, por është e kushtëzuar vetëm nga rrethanat në terren.

I pyetur nëse mendon se KFOR-i duhet të marrë një rol më të madh në veri të Kosovës, komandanti i KFOR-it tha se është mandati i misionit që të sigurojë që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në paqe dhe se ka liri të pakufizuar lëvizjeje.

I pyetur nëse sheh elemente të huaja në këtë krizë, apo më saktë, nëse e di se Rusia po përpiqet ta shfrytëzojë situatën në favor të saj, ai shpjegoi se problemi lidhet më shumë me dinamikën e brendshme dhe jo me faktorët e jashtëm.

“Kur ka kaos në fushë, ka nga ata që duan të përfitojnë nga një situatë e tillë, por ne jemi këtu për të shmangur një skenar të tillë”, shtoi ai.

Ai tha se askush nuk mund të zgjedhë fqinjët dhe se duhet gjetur zgjidhja më e mirë që të gjithë të jetojnë në paqe.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci