Të fundit

Gjendja dhe bllokimi i kufirit në anën e Serbisë, kosovarët tash i bien kah Dheu i Bardhë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, ka bërë të ditur sonte se për shkak të protestave, serbët kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë.

Bllokimi është duke ndodhur pas pikës kufitare në Jarinje dhe në Merdare. Rrjedhimisht, serbët kanë pamundësuar futjen e kamionëve dhe autobusëve.

Ndërkohë, ministria e Jashtme tha se nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave, transmeton Paparaci.

Për shkak të situatës së krijuar, MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve që  t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë apo rrugët përmes Maqedonisë Veriore. Këto rekomandime tashmë kanë filluar të gjejnë zbatim nga ana e qytetarëve të Kosovës.

Kjo pasi disa fotografi kanë arritur në redaksinë e Paparacit, ku shihet se disa autobusë e bashkë me automjete të tjera tani po kalojnë kah Dheu i Bardhë, si rrugë alternative.

“Ju njoftojmë se ne territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave”, thuhet në komunikatën e MPJD-së

Paparaci raportoi sonte se disa serbë i kanë bllokuar rrugët në drejtim të pikave kufitare nga Serbia për në Kosovë.

Disa qytetarë, kanë treguar për Paparacin se në pikë-kalimin kufitar në Merdare, serbët nuk kanë lejuar të hynë autobusët dhe disa automjete prej Kosovës.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci