Të fundit

Rasti Klan Kosova: Ministria e Industrisë reagon pas fushatës së mediave se “Demokracia vdes në errësirë”

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ka dalë me një reagim pasi shumica e mediave u solidarizuan me Klan Kosovën të hënën me fushatën nën moton “Demokracia vdes në errësirë”.

Disa televizione kanë vendosur në ekran për pesë minuta moton “Demokracia vdes në errësirë“.

Po ashtu, shumë media online i dolën në mbështetje Klan Kosovës pas vendimit të MINT-it që t’ia pezullojnë përkohësisht certifikatën e biznesit mediumit në fjalë.

E të hënën mbrëma pas kësaj fushate, MINT thotë se nuk e kanë synim sulmimin e mediave.

“Çështja ka të bëjë me regjistrimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar Klan Kosova. Bazuar në ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi, të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin e biznesit si person juridik, përveç dokumenteve të tjera, gjatë procesit të regjistrimit nga pala kërkohet që të sigurojë dëshminë e regjistrimit në vendin ku është regjistruar fillimisht”, thuhet në reagimin e tyre.

“Më 14 qershor, për shkak të shkeljes ligjore, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve ka pezulluar përkohësisht certifikatën e biznesit për Klan Kosova Sh.P.K. Ky vendim nuk është përfundimtar i njëanshëm, pasi procedurat ligjore i mundësojnë Klan Kosova Sh.P.K. që brenda tridhjetë ditësh ta kundërshtojë pezullimin para Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Si i tillë, vendimi aktual nuk ka pasoja ligjore, domethënë se Klan Kosova Sh.P.K mund të kryejë aktivitetet e saj derisa Komisioni të marrë vendim për këtë rast dhe të na udhëzojë se si të procedohet më tutje”.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci