Të fundit

Kusari-Lila i propozon Edi Ramës ta mbyllë “Ballkanin e Hapur”: Akulli mund të shkrihet shpejt

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i ka sugjeruar kryemnistrit të Shqipërisë, Edi Rama, që ta mbyllë “Ballkanin e Hapur”.

Duke ironizuar, ajo tha se tash është kohë vere dhe akuli mund të shkrihet shpejt.

Sipas saj, kindapimi i tre policëve kosovarë të mërkurën e kaluar është arsyeja e kamotshme se pse kufijtë me hapur me këtë Serbi nuk bëjnë.

“Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut. Kidnapimi & mbajtja e policëve është arsyeja e kahmotshme pse kufinjtë e hapur me këtë Serbi nuk bëjnë”, shkroi ajo në Twitter, sipër deklaratës së Ramë, ku i kërkon kryeministrit Kurti të dalë “nga guacka e vetizolimit”, pas tensioneve në veri.

“E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon”, tha Rama të hënën.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci