Të fundit

Lajçak njofton në Twitter takimin me Escobarin: Ndamë vlerësimet tona mbi situatën në Ballkanin Perëndimor

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka reaguar pasi ka zhvilluar një takim me kolegun e tij amerikan, Gabriel Escobar.

Ai tha se bashkë me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor kanë ndarë vlerësimet e tyre për situatën në këtë rajon.

Mes tjerash, Lajçak shkroi në Twitter se diskutuan përpjekjet e përbashkëta të ShBA-së dhe BE-së, transmeton Paparaci.

“Gjithmonë jam i lumtur të takoj kolegun tim nga ShBA-të, Gabriel Escobar për të ndarë vlerësimet tona mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për të diskutuar përpjekjet tona të përbashkëta BE-ShBA Faleminderit për bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe mbështetjen e fortë të SHBA-së”, ka thënë diplomati sllovak, pasi gjatë së martës, ai zhvilloi një debat publik në Këshillin Atlantik.

Aty, bashkë me Escobarin, ai foli për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, nga Uashingtoni u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte i tre policëve kosovarë që u kidnapuan të mërkurën e kaluar nga forcat serbe./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci