Të fundit

Lirimi i Sekiraqës garantohet me gjashtë prona të vëllait të tij

Gjykatësi Agim Kuçi ka pranuar garancën me gjashtë prona për lirimin nga paraburgimi të Enver Sekiraqës, të akuzuar për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, ish-zyrar policor.

Lidhur me propozimin e mbrojtjes së Sekiraqës që të ofrojë gjashtë prona të familjes Sekiraqa në formë të garancës për sigurimin e prezencës të të akuzuarit në seancat shqyrtuese, gjykatësi Kuçi vendosi sot pro këtij propozimi.

Mbrojtja propozoi në seancën shqyrtuese të mbajtur më 7 tetor, ndërprerjen e masës së paraburgimit për Enver Sekiraqën dhe vendosjen e masës së arrestit shtëpiak.

Këtë kërkesë e bëri avokatja mbrojtëse e Sekiraqës, Kosovare Kelmendi.

Sipas avokates Kelmendi, Sekiraqa gjendet nën masën e paraburgimit afër një dekadë dhe se babain e tij e kishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Unë kam edhe një arsye shtesë kësaj radhe, e që është gjendja shëndetësore e rëndë e babait të të akuzuarit i cili që nga java e kaluar gjendet i shtrirë në spital në QKUK në Prishtinë. Lidhur me këtë gjykatës do t’i dorëzojë edhe dokumentacionin mjekësor për gjendjen e babait të tij”, tha avokatja Kelmendi më 7 tetor.

Ajo u shpreh se Enver Sekiraqa ndodhet në paraburgim prej nëntë vitesh duke iu shkelur të drejtat për gjykim fer dhe të drejtë.

“Ju rikujtoj se për një dekadë të qëndrimit të tij në paraburgim saktësisht 9 vite, shumë familjar të tij kanë vdekur, vazhdimi i pafund i masës së paraburgimit është shkelje flagrante e të drejtës së të akuzuarit për një gjykim fer dhe të drejtë brenda një afati të arsyeshëm ligjor”, tha Kelmendi.

Me propozimin e mbrojtjes, nuk ishte pajtuar prokurori special Haki Gecaj i cili ka thënë se ishin në rigjykim dhe se duhet të dëgjohen edhe shumë dëshmitarë, prandaj sipas tij, propozimi për ndërprerjen e paraburgimit ishte i pabazuar. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci