Të fundit

Gërvalla “thumbon” Lajçakun: Shpesh mban qëndrimin e Vuçiqit, situata është e rrezikshme

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, transmeton Paparaci.

Sipas saj, përshkallëzimi është rezultat i një strategjie të gabuar, teksa foli edhe për të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Kryediplomatja kosovare u shpreh se diplomati sllovak shpesh mban qëndrimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Jo vetëm që kjo është vdekjeprurëse për ndërmjetësimin; e inkurajon Vuçiqin të përshkallëzohet. Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme, madje ka edhe trupa Wagner në vend. Një strategji e re nevojitet urgjentisht, duke përfshirë staf të ri, nëse duam të ndalet përshkallëzimi”, tha ajo.

“Kremlini luan me një jelek që duket si një somnambul. Ne kemi paralajmëruar për një kohë të gjatë, por shumë partnerë perëndimorë, përfshirë Austrinë, nuk duan të dëgjojnë apo shohin. Të flasin, të japin këshilla, këtë duan. Fatkeqësisht, gjërat po shkojnë mirë për Kremlinin”.

Gërvalla foli edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja lokale në katër komunat veriore, pas kërkesës së ndërkombëtarëve që të ulen tensionet atje.

“Presidentja vendos që sipas ligjit, jo me aklamacion. Perëndimi duhet së pari të parandalojë Vuçiqin që të ndërhyjë sërish me kërcënime dhe dhunë në një vend të huaj për të zbatuar një bojkot zgjedhor. Më 17 mars, Perëndimi garantoi se nuk do të kishte bojkot për zgjedhjet e prillit. Rezultati dihet, nuk duhet të përsëritet”, shtoi ajo.

E pyetur se cilat janë rezultatet e Qeverisë Kurti për masat anti-korrupsion, Gërvalla tha se një luftë e tillë po funksionon.

“Lufta jonë kundër korrupsionit funksionon. Ne u ngjitëm në indeksin e antikorrupsionit. Kemi gjithashtu një rritje të perceptimeve për shtetin e së drejtës. Gjithashtu kemi të ardhura rekord nga taksat dhe doganat”, përfundoi Gërvalla./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci