Të fundit

Sahatçiu e PDK-së ia kthen LVV-së pasi ia morën një asambliste: Kush e ka kërcënuar Bernën, o hej?

Berna Saraçi i është bashkuar grupit të asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës.

Saraçi deri tani ka shërbyer këshilltare komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Për këtë aderim, LVV-ja në Prishtinë pretendoi se Saraçi ka marrë kërcënime dhe shantazhe nga partitë e pushtetit në nivel lokal, transmeton Paparaci.

Sipas LVV-së, vetë ajo i ka paraqitur këto kërcënime në mbledhjen e fundit të kryesisë së Qendrës.

“Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Qendrës me grupin e asamblesitëve, ish asambleistja Berna Saraçi na ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj nga eksponentë të partive të pushtetit lokal. Të njëjtët e paraqitën sot aderimin e saj në këtë subjekt si sukses”, thuhej ndër të tjera në reagimin e LVV-së.

Ndaj pretendimeve të LVV-së, ka reaguar tashmë nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.

Ajo pyeti në Facebook se “kush nga PDK-ja e paskemi kërcënuar Bernën, o hej?”, transmeton Paparaci.

“Ftoj ish-kolegët e Bernës nga LVV në Prishtinë që të bëjnë publike sa më shpejtë informatën se kush nga PDK e paska kërcënuar atë, apo këdo tjetër, ndonjëherë gjatë këtij mandati. Hajde ma gjallë! Emrat, ju lutem. Emrat”, shkroi ajo.

“Refuzoj të pranoj që mundemi me hedh hije publikisht mbi këdo me pretendime pa asnjë dëshmi. Sikurse, refuzoj të pranoj të hesht kur njërën nga ne, një grua të re, super çikë të Prishtinës, ndër të paktat ato gra që megjithatë hyjnë në politikë, përpjeken t’a viktimizojnë se gjasmë e vetmja arsye pse ajo mund të guxojë të vendosë ndryshe është mesiguri për shkak se nuk ka mundur të përballojë kërcënimet e shantazhet. E dhimbshme, përveç se seksiste”, theksoi Sahatçiu.

Sipas saj, përpjekjet shpifëse dhe linçuese nuk do ta ndalin as atë e as Saraçin.

“Përpjekjet shpifëse dhe linçuese nga kushdo, për të dekurajuar mendimet ndryshe dhe veprimet e guximshme mbi këto mendime, sikurse kjo e Bernës sot e të tjerëve diku nesër, nuk do të na ndalin asnjëherë”, përfundoi ajo.

LVV-ja u shpreh të mërkurën se se është e shqetësuar për ish-kolegen e tyre, duke aluduar se ka marrë kërcënime.

“Jemi të shqetësuar për Bernën si ish kolege e jona por edhe si qytetare e këtij qyteti.  Gratë në politikë kanë nevojë për mbështetje por mbi të gjitha për vendosmëri që t’i bëjnë ballë çfarëdo shantazhi të ndërlidhur për veprimtarinë e tyre politike. Po ashtu në dijeninë tonë ky është një rast i qartë i kërcënimit andaj ju bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë të fillojnë hetimet mbi rastin”.

Berna Saraçi sot aderoi në PDK, LVV-ja pretendon se ajo u kërcënua: Kërkojmë të nisin hetimet ndaj rastit

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci