Të fundit

Jabllanoviq: Deklaratat e Kurtit janë të pavërteta, kërkova takim me të – nuk më pranoi

Ish-kandidati për kryetar të Leposaviqit, Aleksandar Jabllanoviq, ka reaguar sërish pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hodhi dyshimet e tij të mërkurën se politikani serb i ka bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për shkak të presionit të madh ose ofertës shumë luksoze.

Kurti tha se ai ka hedhur dyshime se Jabllanoviqi ka marrë një milion euro dhe dy banesa në Beograd për t’i bojkotuar zgjedhjet.

Por sipas Jabllanoviqit, deklaratat e Kurtit janë të pavërteta dhe nuk do të duhej të fliste me një gjuhë të tillë

“Është një e pavërtetë dhe është më shumë një llaf që është thënë, është dezinformatë dhe nuk i takon një shefi të qeverisë të japë deklarata të tilla. Kjo nuk është e vërtetë natyrisht. Deklarata e Kurtit i ka shërbyer bashkëshortes sime që një moment të bëjë shaka me mua dhe të thotë ‘ma jep një banesë për mua'”, tha ai për Kanal 10, në një lidhje direkte.

Po ashtu, ai u shpreh se ka tentuar që përmes zëvendëskryeministres së Kosovës, Emilia Rexhepi dhe ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, të zhvillojë një takim me Kurtin.

Megjithatë, theksoi se një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur, transmeton Paparaci.

“Ne kemi qenë të gatshëm që nga viti 2020 kur kemi kandiduar për herë të parë, për bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, nuk ka pasur asnjëherë pengesa nga partia ime që të bashkëpunojmë me qeverinë e Kosovës. Ne kemi tentuar përmes zëvendëkryeministres Rexhepi dhe ministrit Nenad Rashiq për të pasur takim me Kurtin por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur”.

“Edhe sot jemi të gatshëm për bashkëpunim me Kurtin”, vijoi ai./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci