Të fundit

BE-ja me një tjetër paralajmërim: Nëse nuk ka de-përshkallëzim në terren, do të ketë pasoja të rënda

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, tha se BE-ja është shumë e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës.

Ai deklaroi se qëndrimi i të gjithë anëtarëve të komunitetit evropian është që nëse nuk ka de-përshkallëzimin në terren, do të ketë pasoja të rënda, transmeton Paparaci.

“BE-ja ka propozuar një plan për de-përshkallëzimin e situatës, i cili përfshin hapa të shumtë. Pezullimi i operacioneve speciale policore në komuna (në veri të Kosovës), kryetarët duhet të punojnë jashtë ndërtesave të atyre komunave, protestat duhet të ndalen dhe në zgjedhjet e reja në të cilat do të marrin pjesë të gjithë duhet të organizohen në mënyrë që qytetarët të mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, tha ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje në fillim të “Javës Evropiane të Mundësive” të organizuar nga delegacioni i BE-së në Serbi.

Ai ka shtuar se zyrtarët evropianë kanë qenë të qartë në deklaratat e tyre dhe se nëse nuk ka deeskalim do të ketë pasoja të rënda, por nuk ka specifikuar se çfarë ka dashur të thotë me këtë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci