Të fundit

Haradinaj u kërkon PDK-së dhe LDK-së përgjigje për mocionin: “Ku e keni problemin?”

Ramush Haradinaj ka kërkuar përgjigje nga dy partitë tjera opozitare në Kuvendin e Kosovës lidhur me mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një fjalim në seancën e kuvendit të enjten, kërkoi nga PDK-ja dhe LDK-ja që të përgjigjen nëse janë pro apo kundër mocionit të iniciuar nga AAK-ja.

Ai tha se “veç Kosova përfiton” nëse mocioni kundër Qeverisë Kurti kalon.

“Pse ju lutna ka hezitime për mocion? Ku e keni problemin ju që po hezitoni për mocion? A është e vërtetë që kanë filluar ndëshkime dhe a është e vërtetë që kemi filluar të dobësohemi. Pse nuk po deklaroheni? Ku e keni problemin kolegë opozitarë PDK dhe LDK që po mendoni hala se kush po përfiton prej mocionit. Veç një përfitues është: Kosova dhe interesi ynë. Unë nuk shoh më detyra të zakonshme në këtë parlament derisa ju nuk deklaroheni pse nuk e keni guximin”, tha Haradinaj, shkruan Paparaci.

Sipas Haradinajt, ndëshkimet ndaj Kosovës tashmë kanë filluar.

“A ka dikush në këtë sallë që nuk e di se kanë fillu ndëshkimet ndaj Kosovës. Ndëshkimet si në politikë, si në ekonomi, si në siguri”, tha ai.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci