Të fundit

“Inekzizent”, deputeti i LVV-së s’di të flasë – i drejtohet Aliut me një kërkesë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku, i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, që të ndërtohet një urë e re në fshatin Remnik të Vitisë.

Megjithatë, ligjvënësi i pushtetit gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës duke u ankuar për mungesën e punës nga ana e nivelit lokal atje, përdori fjalën ‘inekzizent’, në vend të ‘inekzistent’, transmeton Paparaci.

Gabime të tilla nuk janë ‘sefte’ për politikanët e Kosovës, të cilët shpeshherë ose flasin ose shkruajnë me gabime bazike të gjuhës shqipe.

Megjithëkëtë, Isaku u shpreh të enjten se ura aktuale në këtë fshat është e vjetërsuar dhe goxha e dëmtuar.

Prandaj, ai kërkoi intervenimin e ministrisë së Infrastrukturës, për ta zgjidhur këtë problem në Viti.

I nderuari kryetari i Kuvendit, të nderuar ministra, kolegë deputetë, të dashur qytetarë. Meqë angazhimi i ekzekutivit lokal në komunën e Vitisë për problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve është minor e thuajse “inekzizent”. Unë para jush sot, dua t’i ngriti dy çështje që ndërlidhen me ministrinë tuaj, me departamentin e infrastrukturës rrugore, saktësisht njëra prej tyre, sektori për ura dhe tjetra për ambientin. Kërkesë për ndërtimin e urës së re në fshatin Remnik të Vitisë, ura aktuale është e stërvjetëruar. Nën këtë urë, kalon lumi Morava. Ura është njëkahëshe dhe tejmase e dëmtuar”, tha ai gjatë seancës së sotme plenare.

Pas kërkesës së tij, ministri Aliu doli në foltore dhe tha se për çështjen në fjalë duhet të ketë projekt.

Aliu tregoi se për këtë urë ka pranuar një kërkesë nga administratori i fshatit Remnik, por tha se kjo nuk mjafton. Kjo pasi sipas tij, kërkesa duhet të vijë nga Komuna e Vitisë.

Nëse një gjë e tillë ndodh, Aliu shprehu gatishmërinë për ta nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit mes të dyja institucioneve përkatëse.

“Po flasim për dy çështje, edhe për ndërtimin dhe rrjedhjen e ujit në Remnik. Prej anës së ministrisë, nuk kemi hezituar në asnjë moment me cilëndo komunë, kushdo që është kryetarë atje, cilësdo parti, me nënshkru marrëveshje, memorandum bashkëpunimi për financim të projekteve, nëse ato projekte prekin interesin e qytetarëve”, tha Aliu.

“Për fshatin Remnik, ne kemi kërkesë nga administratori i fshatit. Por, kjo nuk mjafton. Duhet me pasë nga komuna. Nëse komuna e Vitisë kërkon nga ne që të nënshkruajmë memorandum bashkëpunimi për financim të kësaj ure, e bëjmë me kënaqësi. Por, duhet të  ketë projekt”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci