Të fundit

Të hënën BE pritet të marrë vendim për sanksione ndaj Kosovës nëse s’ka de-eskalim të situatës

Nëse s’do të ketë marrëveshje për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës, Bashkimi Evropian pritet të marrë vendim për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës të hënën.

Siç raporton Gazeta Express Vendimi për sanskione pritet të merret në takimin e Këshillit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, që do të mblidhet më 26 qershor.

Siç është konfirmuar edhe në agjendën zyrtare të këtij takimi, çështja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë temë diskutimi.

Bashkimi Evropian ka disa ditë që ka propozuar planin e tyre tre pikësh, që kërkon kryerje të detyrave nga kryetarët e komunave veriore në objekte alternative, reduktim të policisë në objekte të komunave dhe gjithashtu nga Serbia heqjen dorë nga përkrahja e grupeve radikale dhe organizim të zgjedhjeve të reja.

Këtë plan tre pikësh të BE-së e përkrah edhe SHBA, duke konsideruar se është rruga më e mirë përpara. Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot takim në Bruksel me Borrell, nuk dihet ende se cili do të jetë rezultati. Borell pritet të flasë para mediave.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci