Të fundit

U shkarkua për shkak të rastit “Klan Kosova”, flet ish drejtoresha e ARBK-së

Pranvera Prestreshi e ka konsideruar të paligjshëm vendimin për shkarkimin e saj nga pozita e drejtores së përgjithshme të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Në një deklaratë për KOHËN, ajo ka thënë se gjithçka lidhet me heqjen e pezullimit të licencës biznesore të “Klan Kosovës”.

“Pasi përfaqësuesi i autorizuar i palës ‘Klan Kosova’, Barlet Imami, ka sjell kërkesën për korrigjim duke ia bashkëngjitur edhe dokumentet e nevojshme, të gjitha në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare dhe ARBK i ka kryer korrigjimet në përputhje me ligjin. Unë sipas detyrës zyrtare kam marrë vendim për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të shoqërisë tregtare ‘Klan Kosova sh.p.k’, pasi që nuk ka më arsye që ajo të jetë e pezulluar. Pasi jam kthyer në shtëpi, mbrëmë pas orarit të punës, diku rreth orës 17:00, kam pranuar emailin më të cilin jam njoftuar për shkarkimin tim në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme, si dhe për emërimin e zv.drejtores së Përgjithshme të ARBK-së, z nj.Lebibe Haliti. Vendimi është i nënshkruar nga zv.ministri Mentor Arifaj, për ministren Rozeta Hajdari”, ka thënë Prestreshi.

Ministrja Rozeta Hajdari ka qenë e paqasshme në thirrjet e KOHËS gjatë së enjtes. Ajo gjendet jashtë vendit.

Klan Kosova ka njoftuar se Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka anuluar vendimin e një dite më parë, i cili anulonte vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit për këtë televizion.

Sipas Klan Kosovës, në këtë vendim, theksohet se ushtruesja e detyrës së drejtoreshës Pranvera Prestreshi është zënë nën rrethana të konfliktit të interesit, meqë ka familjar një avokat që, sipas ARBK-së punon për Klan Kosova, por që televizioni ka thënë se ky fakt nuk qëndron.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci