Të fundit

Lirohet i arrestuari për kontrabandë në veri

Është liruar i arrestuari i katërt nga Policia e Kosovës gjatë operacionit të tensionuar të së mërkurës në veri të Kosovës.

Policia, përmes një deklarate shtypi njoftoi sot për lirimin e njërit prej katër të arrestuarve që po mbaheshin në ndalim.

“Personat e intervistuar nga zyrtarët policorë janë: V.H., (1978), M.H., (1981), M.V., (1994) dhe A.N., (1982), të cilët pas intervistimit, me urdhër të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajte, përderisa njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia, raporton Paparaci.com.

Organi i rendit njoftoi se sot “pas veprimeve operacionale dhe vendosjes në kërkim të personave të dyshuar”, hetuesit policorë kanë intervistuar katër të dyshuarit.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e hetimeve intensive drejtë sjelljes para organeve të drejtësisë edhe të persona tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, përfundon komunikata e policisë.

Dhjetë të dyshuar të tjerë për kontrabandë me mallra janë në kërkim nga Policia e Kosovës. Ata u shpallën në kërkim policor të enjten. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci