Të fundit

Hoti e përdor një foto të kohës së “Shokut Enver” pas deklarimit të Gërvallës, më pas fshin postimin

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një fotografi nga koha e regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri, në të cilën është shkruar një mesazh kundër ShBA-së.

“Imperializmi amerikan është një tigër prej letre”, është mezazhi i shkruar kundër SHBA-së.

Publikimi i kësaj fotografie nga deputeti i LDK-së, vjen pasi kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla Schwarz e ka quajtur sot Bashkimin Evropian një “tigër prej letre”, meqë sipas saj BE-ja pa SHBA-në s’mund të ofrojë siguri për rajonin.

Mirëpo, deputeti Hoti, më pas e ka fshirë postimin nga rrjeti i tij social, Facebook.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci