Të fundit

“Osmani lejoi që liderët e UÇK-së të identifikoheshin si Kasapë të Ballkanit”

Ismail Syla, ish-këshilltari politik i presidentit Hashim Thaçi, ka kritikuar paraqitjen e mbrëmshme të Vjosa Osmanit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Syla ka thënë se presidentja Osmani dështoi të mbronte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ndaj stigmatizimit që i bënte Nikola Selakoviç, kryediplomati i Serbisë.

“Lista ‘Guxo’ ka prirje natyrore të gabojë ndaj vlerave të UÇK-së në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dje liderja ‘Guxo’ lejoi pa replikë që liderët e UÇK-së të identifikohen me sintagmën ‘kasapë të Ballkanit'”, deklaroi Syla, transmeton Paparaci.com.

“Shprehja ‘kasap i Ballkanit’ është prodhim autokton i politikës agresive të Millosheviqit, që terrorizoi gjithë popujt e Ballkanit, sllovenët, kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët e Kosovës”, është shprehur Syla.
Ai ka potencuar se “liderja e ‘Guxo’ nuk guxoi t’i mbrojë liderët e UÇK-së”.

“Nuk përgënjeshtroi ministrin me mbiemër serb Seljakoviq, që në shqipe do t’i binte – Katundaraj. Distancimi ndaj UÇK-së nuk kompenzohet me patriotizëm patetik”, ka thënë Syla.

Osmani, gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit iu drejtua ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviq  në lidhje me implementimin e marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë të nënshkruara në Bruksel.

Osmani theksoi se Kosova ka implementuar mbi 90 për qind të marrëveshjeve të arritura në Bruksel

“Kosova ka implemetuar rreth 90 për qind të marrëveshjeve sipas Brukselit, dhe derisa ju flisni për një Asociacion të nënshkruar në marrëveshje në Bruksel, e cila marrëveshje është shkelje e qartë e Kushtetutës së vendit tonë. Në anën tjetër, Serbia nuk ka implementuar 2/3 e marrëveshjeve të nënshkruara”, theksoi Osmani.

Ajo u shpreh se Selakoviq nuk mund të mësojë Kosovën për implementim të marrëveshjeve.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci