Të fundit

KQZ shpërndan fletëvotimet nëpër komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë shpërndarjen e materialit kryesor për zgjedhjet lokale që do të mbahen  më 17 tetor.

Ky material zgjedhor do të dorëzohet në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.

“Sipas planifikimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet.  Ky material i rëndësisë së veçantë, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, do të dërgohet në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, në 38 komuna”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi tha se sipas vendimit të KQZ-së, për zgjedhjet për kryetarë të komunave janë shtypur 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime, dhe po kaq edhe për Zgjedhjet për Kuvende Komunale.

“Edhe për këto zgjedhje, janë shtypur rreth 187 mijë fletëvotime më pak se votues apo rreth 10%. Kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore. Në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në muajin shkurt, ishin shtypur rreth 178 mijë fletëvotime më pak se numri i votuesve”.

Për zgjedhjet që do të mbahen të dielën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 89 subjekte politike, nga të cilat 32 janë parti politike, një koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale është 5364 kandidatë, nga ta janë 166 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5198 kandidatë për kuvende komunale.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 885 mijë e 448 persona, ku mbi 41 prej tyre do të votojnë për herë të parë./EO.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci