Të fundit

Liburn Aliu arsyetohet për tenderin që Ministria ia dha grupit të Radoiçiqit

Ministri Liburn Aliu ka thënë se Ministria e Infrastrukturës është duke e trajtuar seriozisht çështjen e tenderit që Zyra e Prokurimit të MI-së ia ka dhënë kompanisë RAD D.O.O., në pronësi të Radulla Steviç, të sanksionuar nga ShBA-të për aktivitete kriminale.

Në një konferencë për media të enjten, ministri i Infrastrukturës u arsyetua me faktin se kompania e Steviçit nuk është listuar më parë në listën e zezë nga institucionet e Kosovës.

Kësisoj, ka thënë ai, kompanisë së lidhur me Millan Radoiçiqin, po ashtu të sanksionuar të mërkurën nga ShBA-ja, i është bërë e mundur fitimi i tenderit për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Kjo kompani ka marrë tenderë edhe më herët. Nuk ka qenë asnjëherë në listë të zezë. Pra. ligjërisht për mos me e lanë mos me e marrë tenderin këtë kompani, nuk ka pasur mundësi sepse nuk kanë figuruar në atë listë të zezë. Por, ne jemi duke e marrë shumë seriozisht këtë çështje”, ka thënë Aliu, raporton Paparaci.

Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu, në muajin korrik, i ka dhënë një tender prej gati 600 mijë euro një grupi të operatorëve ekonomik që përfshinte edhe firmën RAD D.O.O., në emër të Radula Steviq, person i futur në listën e zezë të ShBA-ve.

Kompanitë P.T.P. “RAD” dhe “RAD” D.O.O. që në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës figurojnë në emrin e Steviqit, kanë fituar tenderë nga institucionet e Kosovës për një sërë projektesh, duke filluar nga ato infrastrukturore në komunat në veri, ndërtimi i banesave sociale, i çerdheve, renovimi i shkollave, furnizimi me pajisje të teknologjisë informative, furnizimi me materiale ndërtimore, furnizimi me mobilie e deri te prodhimi i pajisjeve të trafikut dhe sinjalizimit.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci