Të fundit

Denoncohet në PZAP ish-zëvendësi i Ramiz Lladrovcit

Ish-nënkryetari i Komunës së Drenasit, Nazmi Hasi është denoncuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për thyerje të heshtjes zgjedhore.

Hasi ka bërë fushatë për ish-shefin e tij në komunë, në ditën e heshtjes zgjedhore të shtunën. Ka publikuar një fotografi të Lladrovcit me mbishkrimin: “Bashkë për Drenasin”, raporton Paparaci.com.


Publikimi i Nazmi Hysit në Facebook

Rastin ka thënë se do ta denoncojë edhe në organet policore, Xhavit Drenori, kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Ish nënkryetari i komunës pa fije turpi thyen heshtjen zgjedhore duke e promovuar edhe sot Ramiz Lladrovcin. Këtë rast po inicojmë në Polici dhe PZAP”, ka njoftuar Drenori të shtunën.

Ramiz Lladrovci synon mandatin e dytë të plotë për kryetar të dielën. Ndërkaq, Xhavit Drenori është kundër-kandidat i kryetarit aktual. Ai garon si kandidat i Iniciativës Qytetare. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci