Luciano Spalletti, edhe pse po drejton me sukses Napolin dhe në shtatë javët e para të kampionatit ka marrë 21 pikë, nuk u shpëton dot hajdutëve.
Në mëngjesin se ditës së premte, trajneri napolitan nuk e gjeti Fiat Pandan e tij, të parkuar përpara hotelit Britannique.
Ndryshe nga zakonisht Spalletti nuk e kishte futur në garazh makinën, por e kishte parkuar jashtë dhe gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.
Kështu që para se të shkonte në qendrën sportive dhe të mendonte për ndeshjen e së dielës kundër Torinos, ai duhej të paraqiste një ankesë në polici.
Natyrisht se makina e tij nuk është e ndonjë vlere të madhe, por Spalletti mund ta ketë pasur për zemër.
Strategu natyrisht se do të bëjë zgjidhje, duke ditur se fiton një pagë të mirë te Napoli.