Kryeministri Albin Kurti është dakorduar me shefin e doganës, Agron Llugaliun, që terminalet doganore të shtrihen në secilën pjesë të territorit të Kosovës.
Këtë synim, Kurti e ka afatizuar deri në mesin e vitit 2022.
“Nga Drejtori i Doganave u kërkua që të vazhdojë me punën e mirë, dhe u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore”, ka thënë Zyra e Kryeministrit në një njoftim për media të shtunën.
Kurti dhe Llugaliu u takuan me rastin e hapjes së terminalit doganor shtetëror në hapësirat e ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë.
“Drejtori Llugaliu e njoftoi kryeministrin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë”, thuhet në komunikatën e qeverisë.
Në takim mori pjesë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. /Paparaci.com