Të fundit

Pacolli zbulon ‘takimet’ me familjen Trump: “Më vizitojnë sot në shtëpi”

Behgjet Pacolli, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se është i afërt me familjen presidenciale Trump.

Biznesmeni i njohur kosovar, ish-kryediplomati i shtetit, tha të enjten se ai ka kontakte me njerëzit më të afërt të Donald Trump, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Paparaci.

“Unë Trumpin e njoh shumë mirë; që nga fundi i viteve 80-ta. Unë njoh një pjesë të madhe të familjarëve të Trumpit. Unë ju them se familjarët e ngushtë të Trumpi mua më vizitojnë sot në shtëpi. Po mendoj, para pak ditësh”, tha Pacolli në një intervistë për RTV 21.

Sipas Pacollit, Trump mund të rikthehet së shpejti në pushtet në ShBA.

“Është duke u punuar intensivisht për rikthimin e Trumpit. Këtë mund të ua them juve”, tha Pacolli.

Behgjet Pacolli, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, kishte pasur rastin t’ia “prekte dorën” ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Videoja e bujshme ishte komentuar shumë në kohën e publikimit.

Rastin për t’ia zgjatur dorën presidentit Trump, ia kishte mundësuar gazetari i Rtv21, Halil Mula, i cili në momentin që kishte kaluar Trump, i kishte thënë Pacollit: “Jepja dorën Trumpit, jepja dorën Trumpit”. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci