Të fundit

Llapi përmbys Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Llapi ka arritur fitojë me rezultat 2:1 në kryeqytet ndaj Prishtinës, pasi ka përmbysur rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Prishtina mori epërsinë e para në minutën 22-të kur nga penalltia realizoi mbrojtësi i djathtë, Besnik Krasniqi që shënoi për rezultat 1-0.

Kësisoj, 45 minutat e para të sfidës u mbyllën me epërsinë e vendësve 1-0.

Llapi e nisi me shumë vrull pjesën e dytë, kur iu afrua golit në minutën e 50-të me Selmanin, por që goditja e tij u ndal nga shtylla.

Golin e sigurisë në minutën e 64-të Prishtinës ia mohoi gjyqtari pasi që Otto John ishte në pozicion jashtë loje.

Prishtina mbeti me një futbollist më pak në minutën e 88-të, kur Guathier Mankenda u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

“Lexhendat” shfrytëzuan avantazhin në fushë dhe shënuan përmes Kastriot Selmanit për të barazuar rezultatin në minutën e fundit të ndeshjes.

Dy minuta më vonë, Llapi arriti fitore të madhe në Prishtinë, kur Valmir Veliu realizoi për t’i dhënë tri pikë të mëdha llapjanëve.

Llapi shkon në kuotën e nëntë pikëve, ndërsa Prishtina në vendin e gjashtë ka 10 pikë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci