Të fundit

Skandaloze: Politikani rumun në mbështetje të huliganëve: “Kosova është pjesë e Serbisë”

Kryetari i Aleancës për Bashkimin e Rumunëve, George Simion, i ka dalë në mbështetje grupit të huliganëve që e ka themeluar vetë, të cilët ishin pas ngjarjes skandaloze mbrëmë në ndeshjen mes Rumanisë e Kosovës.

Huliganët rumunë shfaqën pankartën me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, teksa nuk kursyen as fyerjet në kor, gjë që shtyu deri në ndërprerjen e ndeshjes.

Themeluesi i këtij grupi huliganësh, tashmë një politikan dhe aktivist i krahut të djathtë, George Simion i ka qëndruar pas veprimeve të turpshme të tifozëve rumunë, ndërsa e ka dërguar edhe një mesazh për Serbinë duke i thënë se e “respekton integritetin territorial të Serbisë duke e njohur Kosovën si pjesë të Serbisë”.

“Ne i rikonfirmojmë partnerëve tanë serbë faktin se shteti rumun, përmes të gjitha institucioneve të tij, respekton integritetin territorial të Serbisë. Mbrëmë kam fjetur, e kuptoj nevojën që disa të më lidhin me të gjitha ngjarjet në Rumani. Rumania njeh integritetin territorial të Serbisë dhe Kosova është pjesë e Serbisë”, tha George Simion në një konferencë për shtyp.

Simion ka deklaruar se nuk ishte në stadium duke potencuar kështu që nuk qëndron pas atij veprimi, por që e mbështet plotësisht një veprim të tillë.

“Nuk kam lidhje me asnjë grup tifozësh apo ndonjë grup tjetër, nuk kam qenë në një ndeshje të Rumanisë për rreth 4 vjet, por mendoj se po ua përcillja në gjumë, nëpër dallgë, se nuk isha larg. Lia Manoliu nga stadiumi kombëtar çfarë duhet bërë. I përgëzoj për “Bessarabia është Rumania”, tha gjithashtu ai.

Lidhur me veprimet skandaloze e raciste të tifozëve rumunë ka pasur reagime të shumta, ndërkaq UEFA pritet të marrë dënime të ashpra në drejtim të federatës rumune të futbollit.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci