Të fundit

Statovci tregon pritjet për takimin e nesërm Kurti-Vuçiq

Deputetja e Listës “Guxo”, Jeta Statovci, ka folur për takimin e nesërm që do të zhvillohet në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo thotë se Kosova ka pasur fokus që pas dakordimit të Ohrit të ecet tutje, por që Beogradi ka lënë të kuptohet pse nuk e kanë nënshkruar këtë dakordim, derisa pala serbe e ka minuar procesin e ka cytur dhunën ndaj gazetarëve, civilëve, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

“Fokusi i Kosovës që pas dakordimit të Ohrit ka qenë që të mos sabotohet ky dakordim, dhe që të ecet tutje, meqë ishte dhe vazhdon të jetë një zgjidhje evropiane, siç edhe e kanë quajtur shumë diplomatë perëndimorë. Fatkeqësisht, zhvillimet e fundit nga ana e Beogradit, kanë lënë të kuptohet përse ata nuk e nënshkruan këtë dakordim. Pala serbe ka minuar procesin, ka cytur dhunën ndaj gazetarëve, civilëve, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, nuk janë të sinqerta diskutimet për të ardhmen evropiane, përderisa në terren punohet ashtu siç punoi Beogradi këta muajt e fundit, këto zhvillime janë pjesa pesimiste e së nesërmes”, shprehet deputetja.
Statovci pret që në takimin e nesërm Kosova të vazhdojë me qëndrimin e saj konstruktiv në dialog, duke pasur parasysh edhe zhvillimet e fundit në terren, sovraniteti i Kosovës është i pa negocueshëm.

“Megjithatë, nga takimi i nesërm pres që Kosova të vazhdojë të shpreh qëndrimin e saj konstruktiv në dialog, por natyrisht, përherë duke pasur parasysh edhe zhvillimet e fundit në terren, sovraniteti i Kosovës është i pa negocueshëm, pavarësisht presioneve momentale që vijnë si pasojë e krizës së sigurisë. Garanca e vetme që dialogu të jetë konstruktiv është vullneti rajonal për integrim në BE, vullnet ky i cili është në nivel më të ulët te Serbia, dhe akoma më i ulët pas ngjarjeve në Ukrainë”, vlerëson deputetja.

Ajo shpreson që presioni për respektim të dakordimit të Ohrit të gjejë adresën e duhur, derisa Kosova e ka faktuar përkushtimin për këtë arritje, ndërsa Serbia ka bërë të kundërtën, andaj ajo po ashtu shpreson që të zhbllokohet rruga evropiane për të dyja vendet, pa e penguar njëra-tjetrën.

“Unë shpresoj që presioni për të respektuar të arriturat në Ohër do të gjejë adresën e duhur, për Kosovën ka fakte se ne jemi të përkushtuar për këtë arritje, meqë kemi shfaqur gatishmërinë edhe për ta nënshkruar marrëveshjen, të cilën nuk e ka shfaqur Serbia. Për Serbinë ka fakte të kundërta, arrestime të qytetarëve të Kosovës, Policëve të Kosovë, dhunë ndaj KFOR-it, bojkot dhe mobilizim të forcave ushtarake, këto janë fakte të kundërta, pra që kundërshtojnë arritjen e Ohrit. Uroj që këto problematika të trajtohen nesër, dhe të zhbllokohet rruga evropiane për të dyja vendet, pa penguar njëra-tjetrën, siç edhe është dakorduar”, deklaron deputetja Statovci për Gazetën Blic.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci