Të fundit

Derbi mbyllet pa fitues në Gjilan

Gjilani dhe Ballkani kanë ndarë pikët pasi kanë barazuar me rezultat 1-1, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën.

Ndeshja nisi më mirë për skuadrën vendase që rrezikoi në minutat e para në tri raste me Blerim Krasniqin, por goditjet e tij ishin të pa sakta.

Rastin e parë per “Xhebrailat” e pati Armend Thaqi. Goditja e tij u ndal nga portieri Enea Koliqi, transmeton Paparaci.com.

Për Ballkanin rrezikoi edhe sulmuesi nigerian, Theophilius Solomon, por gjuajtja e tij në pjesën e parë u prit nga gardiani i portës së Gjilanit.

Pjesa e parë u mbyll në paqe. Por, ndryshe ishte në pjesën e dytë të ndeshjes.

Në minutën e 58-të, Gjilani kaloi në epërsi me golin e Gerhard Prognit pas asistimit nga bashkëlojtari i tij, Fiton Hajdari.

Festa e vendasve zgjati vetëm 5 minuta, pasi Nazmi Gripshi i mysafirëve shënoi një gol nga gjuajtja e lirë për të barazuar rezultatin në 1-1. Deri në fund të takimit, rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë barazim, Gjilani mbetet në vendin e tretë me 14 pikë, kurse Ballkani barazohet me Drenicën me pikë në krye të tabelës. Ka 17 pikë, por goldallim më të dobët se “kuqezinjtë”. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci