Të fundit

Haradinaj tronditet nga vrasja në veri, fton institucionet dhe aleatët ta zbardhin rastin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur, pasi një zyrtar i Policisë së Kosovës, me inicialet A.B, është vrarë dhe një tjetër është plagosur në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.

Policia ka thënë se rreth orës 02:34 njësitet për reagim të shpejtë e kanë vërejtur se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi ajo është bllokuar.

“Njësitë e rendit të stacionit policor Zveçan, pas pranimit të informacionit, i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërritur në afërsi të vendit, ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”.

Ndërkohë, Haradinaj u shpreh se ky “sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”.

Sipas tij, Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë.

“Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë. Ftoj organet tona të rendit për bashkërendim të veprimeve me KFOR dhe aleatët tanë të sigurisë të prirë nga Amerika, dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e këtij akti”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Rendi dhe ligji s’ka alternativë! Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për policin e plagosur”.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci