Të fundit

Vela: Vuçiq i është drejtuar një agresioni të paparë kundër Kosovës

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes së policit dhe plagosjes së një tjetri në Leposaviq.

Në një postim në platformën “X”, ai e ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për agresion ndaj Kosovës.

Sipas tij, njerëz me uniforma pa shenja dhe me maska “little green men” (një referencë nga lufta e vitit 2014 me ushtarët rusë që kishin hyrë në Ukrainë duke bartur armatim) kanë hyrë 15 kilometra brenda territorit të Kosovës me automjete të blinduara.

“”Burrat e vegjël të gjelbër” të Serbisë me automjete të blinduara janë 15 kilometra brenda territorit të Kosovës (Banjska), ku një sulm terrorist kundër Policisë së Kosovës rezultoi me një polic të vrarë dhe një tjetër të plagosur. Vuçiq i është drejtuar një agresioni të paparë kundër Kosovës. Ai do të dështojë”, tha ai.

Paraprakisht, ai ka shkruar “Me Policinë e Kosovës”.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci