Të fundit

Mbyllet për hyrje pika kufitare në Bërnjak

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është mbyllur për hyrje pika kufitare në Bërnjak nga Serbia, për shkaqe sigurie.

Një vendim i tillë vjen, pasi zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është vrarë dhe dy tjerë janë plagosur në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.

Liderët e shtetit ngjarjen e kanë cilësuar si sulm terrorist. Kanë hedhur akuza ndaj Serbisë, teksa kërkuan zbardhjen e rastit.

Dy policët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në Prishtinë.

Policia ka thënë se njësitet e saj janë duke u sulmuar kohë pas kohe nga grupe të organizuara dhe të armatosura.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci