Të fundit

Berisha për Bashën: Ndërtoi hiçin në përpjekje për të ndërtuar kultin e bashizmit

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi pasardhësin e tij, kreun aktual të PD se në 8 vite opozitë tentoi të ndërtojë kultin e Bashizmit por në realitet ndërtoi kultin e hiçit.

Para demokratëve në Kuvendin Kombëtar të PD, ai tha se Basha duhet ti vinte Ramës kufirin te thana.

Berisha: Me gjithë trashëgiminë tonë të shkëlqyer në historinë e shkuar pa mohuar gabimet dhe defektet erdhëm në 2021 të këtij shekulli para një alternative shumë të rëndë. Partia që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, që u faktua lokomotivë e integrimit, partia që dha kontribute historike në pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e shqiptarëve kudo, partia që hodhi bazat e ekonomisë së tregut, projekteve të mëdha energjitike.

Partia, qeveria e të cilës ngriti shqiptarët në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. Në 2013 PD pas 8 vitesh në qeveri humbi zgjedhjet, realizoi rotacionin e pushtetit, kryetari i saj dha dorëheqjen si i takon çdo kryetari partie kur humbet zgjedhjet.

Në krye të PD erdhi përfaqësuesi i një gjenerate të re i cili në vend që të fuqizonte PD bëri të kundërtën e saj. Lulzim Basha në 8 vite de facto u faktua vetë si një kaut opozitar. Ai nisi drejtimin e partisë duke u përkulur në kundërshtim me ligjet, Kushtetutën, fuqinë e pakufishme të forcës që drejtonte, duke u përkulur para regjimit të Edi Ramës. Dy vite pasi dorëzuam pushtetin Edi Rama i bllokoi çdo projekt të madh bashkisë së Tiranës.

Duke patur një armatë të tërë demokratësh, duke disponuar partinë më të madhe të vendit, kryetari  jonë nuk lëvizi një gjethe në prortesta të fuqishme në Tiranë dhe ti vinte Edi Ramës kufirin te thana, të qnëdronte i paposhtur për vete, për ju, për qytetarët e Tiranës.

Zinxhiri i gabimeve të tij erdhi duke u trashur, çdo nismë që nisi e ndërpreu me urdhër, të kujt askush nuk e di. Çdo protestë që nisi nuk e sosi kurrë me sukses. Bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij, personaliteteve që kishin kontribute historike në këtë parti. Në 8 vite bëri gjithçka për të ndërtuar monumentin e bashizmit por ndërtoi monumentin e hiçit. Në 8 vite përfunduam si një forcë politike që nuk shihte asnjë fitore.

PD i shëmbëllente një druri të thatë që nuk gjerlbëron as në verë dhe asnjëherë. PD pas zgjedhjeve të 2021 që ai i shpalli masakër elektorale dhe ato të tilla ishin, mbeti jetime. Vota e 620 mijë shqiptarëve mbeti jetime se Lulzim Basha u kujdes para së gjithash për karrigen e tij, marrëveshjen me kreun e Meduzës. E shndërroi PD në një fasadë opozitë, shtojcë të vërtetë të narkoshtetit shqiptar./Oranews

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci