Të fundit

Ky Milan nuk vdes kurrë – përmbys gjithçka dhe fiton ndaj Veronës

Skuadra e Milanit ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-2 ndaj skuadrës së Hellas Veronës, në ndeshjen e zhvilluar sot në San Siro.

Mysafirët e nisën më mirë pjesën e parë duke shënuar në minutën e 7-të me anë të sulmuesit italian Gianluca Caprari.

Nga pika e bardhë për Veronën arriti të shenojë Antonion Barak duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultat 2-0 në të mirë të Veronës.

Mirëpo në pjesën e dytë në fushë zbriti një tjeter Milan, i cili arriti të përmbysin  rezultatin.

Golin e parë për rossonerët e shënoi Olivier Giroud në minutën e 59-të, duke i dhënë kështu zemër bashkëlojtarëve të tij. Golin e barazimit të takimit e realizoi mesfushori Franck Kessie.

Ndeshja u mbyll me autogolin e shënuar nga Koray Gunter të Veronës, i cili doli të jetë vendimtar për rezulatin final, 3-2.

Milan tashmë mban kreun e tabelës me 22 pikë te ndjekur nga Napoli me një pikë më pak, kurse Verona zë vendin e 13-të me vetëm 8 pike. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci