Të fundit

Ekskluzive: Video-incizimi i incidentit fizik të Lladrovcit me Dugollin

Ramiz Lladrovci është përfshirë në një incident fizik një ditë para zgjedhjeve lokale. Ai ka kërcënuar dhe i ka cënuar integritetin fizik rivalit të tij politik, Fatmir Dugollit nga subjekti “Demokratët për Drenasin”. Paparaci.com ka siguruar videon e ngjarjes.

Ramiz Lladrovci i ka cenuar integritetin fizik Fatmir Dugollit, anëtarit të Shtabit Zgjedhor të subjektit politik Demokratët për Drenasin, tregon një video-incizimi i ngjarjes të cilën e ka siguruar Paparaci.com.

Ngjarja ka ndodhur të pasditën e së shtunës brenda hapësirave të restorantit “Kristal” në fshatin Komoran. Momenti i incidentit tregon Lladrovcin që i afrohet fizikisht Dugollit pasi të dy shihen duke shkëmbyer fjalë me njëri-tjetrin paraprakisht.

Në afërsi me njëri-tjetrin, Lladrovci e godet në mjekërr Dugollin, shfaqin dy video-incizimet e siguruara nga Paparaci.com.

Pas përplasjes, Lladrovci shihet duke u larguar në drejtim të kundërt nga Dugolli, raporton Paparaci.com.

“Demokratët për Drenasin” denoncuan këtë rast të shtunën në mbrëmje.

Përmes një komunikate për media, “Demokratët për Drenasin” thanë se Lladrovci e ka kërcënuar dhe më pas “e ka sulmuar fizikisht” Dugollin.

“Ngjarja ka ndodhur në Komoran në Restorant ‘Kristal’, ku Lladrovci duke dalur është afruar tek Dugolli dhe e ka kërcënuar se do ketë pasoja me largim nga puna pas zgjedhjeve si dhe e ka sulmuar fizikisht”, thuhej në reagim.

https://paparaci.com//2021/10/16/ramiz-lladrovci-sulmon-fizikisht-fatmir-dugollin/

Sipas njoftimit, policia doli në vendin e ngjarjes ku mori pamjet e kamerave të lokalit që ndodhi sulmi fizik.

“Demokratët për Drenasin e dënojnë sulmin e Lladrovcit dhe kërkojnë nga Policia e Kosovës të marrë hapat e nevojshëm ndaj tij”, thuhej në njoftimin e lëshuar për media të shtunën.

Sipas tyre, Lladrovci doli jashtë kontrollit për shkak që “është njoftuar me humbjen që do ta pësojë ditën e nesërme nga verdikti i qytetarëve të Drenasit”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci